Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në garë për Felixin

Foto: Reuters

Interi dhe Juventusi janë futur në garë për sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix, kanë raportuar të hënën mediumet e huaja. Felix 21-vjeçar mund të largohet nga Atletico për shkak se nuk është i kënaqur me rolin e tij tek ekipi spanjoll në javët e fundit. Si Interi ashtu edhe Juventusi, e shohin Felixin si përforcim të duhur për sulmin.

Madje, ekipet italiane janë të gatshme të përfshijnë lojtarë në ofertën për portugezin. Interi është i gatshëm të ofrojë Lautaro Martinezin derisa Juventusi, Paulo Dybalan. Felixi vitin e shkuar iu bashkua Atleticos nga Benfica për 120 milionë euro dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2026. Ai këtë edicion ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje.