Juventusi raportohet se është në bisedime të avancuara me sulmuesin e Cagliarit, Kwang-Song Han.
Verikoreani 19-vjeçar është i huazuar te Perugia, ekip në të cilin ka shkëlqyer, duke realizuar 7 gola, tre asistime në 17 paraqitje.
Ai bëri histori jo vetëm duke u bërë lojtari i parë veri-korean që luan në Serie A, por edhe duke realizuar gol në ligën italiane.
Sipas Sky Sports, Juventusi është shumë afër që të sigurojë shërbimet e Hanit për sezonin e ardhshëm.