Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi, më “i lumturi” me eliminimin e Napolit

Skuadra e Juventusit ishte veçanërisht më e lumtura me eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve të martën mbrëma.

Napoli u eliminua në një të tetën e finales nga Barcelona, me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Dhe eliminimi i Napolit i siguroi Juventusit një vend në Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet në një format të ri vitin tjetër.

Do të marrin pjesë 32 ekipe nga gjashtë konfederatat e FIFA-s dhe ndeshjet do të luhen në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik.

UEFA ka 12 vende. Deri tash, Chelsea, Real Madridi, Manchester City, Bayerni, PSG, Inter, Porto, Benfica, Dortmundi dhe Juventusi janë kualifikuar.

Ekipet e kualifikuara janë përcaktuar sipas renditjes së UEFA-s në katër vjetët e fundit.