Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kontakton Enriquen

Foto: Reuters

Luis Enrique ka gjasa të mëdha ta marrë drejtimin e Juventusit prej sezonit të ardhshëm. “El Chiringuito” ka bërë të ditur të martën se krerët e Juventusit tashmë kanë nisur kontaktet me përzgjedhësin e Spanjës.

Madje thuhet se Juventusi i ka ofruar Enriques pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin. Allegri pritet të largohet në fund të këtij sezoni për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa Enrique po shihet si zëvendësim i duhur për italianin.

Enrique është në krye të Spanjës prej vitit 2018, ndërsa kontrata i skadon në fund të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Në nivel klubesh, Enrique ka qenë trajner edhe i Barcelonës, Celta Vigos e Romës.