Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi konfirmon interesimin për Ramseyn

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar se klubi dëshiron transferimin e Aaron Ramseyt nga Arsenali.

Uellsianit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe pritet të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë.

Për mesfushorin interesim kanë shprehur Bayern Munichu, Interi, PSG-ja dhe Real Madridi, por Juventusi zyrtarisht ka konfirmuar interesimin për 28-vjeçarin që e kanë përshkruar si “lojtar shumë të mirë”.

“Është lojtar shumë i mirë. Ka qenë në nivel të lart për vite me radhë dhe luan në ekip të mirë. Kontrata e tij pritet të skadojë dhe ne gjithmonë tentojmë të përfitojmë nga situata e krijuar. Juve është e interesuar. A do të luajë Ramsey me ne pas 1 korrikut? Kjo duhet të verifikohet. Tani për tani ai është lojtar i Arsenalit”, ka thënë Partici për Sky Sports.

Artikuj të ngjashëm