Skuadra e Juventusit po monitoron mesfushorin ofensiv të Shakhtar Donetskut, Georgiy Sudakov. “Calciomercato” bën të ditur të premten se Juventusi po synon transferimin e 21-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Ekipi italian është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për ta bindur Shakhtarin në lirimin e tij. Sudakov është produkt i Shakhtarit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në fillim të vitit 2021.
Këtë edicion, ai ka shënuar 1 gol në katër paraqitje dhe po monitorohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës. Edicionin e shkuar, Sudakov pati 5 gola e 7 asistime në 29 ndeshje për Shakhtarin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.