Pas një edicioni dëshpërues në Serie A, Juventusi po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Calciomercato” drejtuesit e klubit italian po kërkojnë tre futbollistë nga skuadra e Chelseat. Në listën e dëshirave të klubit italian janë Jorginho, Emerson Palmieri, që është i huazuar te Lyoni, dhe Hakim Ziyech, që nuk po gjen hapësira në formacion bazë të trajnerit, Thomas Tuchel.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme të nis negociatat me klubin anglez për të transferuar të tre lojtarët.