Juventusi po e kërkon mbrojtësin e Portos, Alex Telles, shkruan “Tuttosport” të dielën, transmeton Koha.net.
Klubi torinez e sheh 27-vjeçarin si zëvendësim ideal për Mattia De Sciglion. De Sciglio po pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij stinori.
Por, Telles është duke u kërkuar edhe nga klube tjera, përfshirë edhe nga Chelsea.
Telles 27-vjeçar ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2021. Braziliani iu bashkua Portos nga Galatasaray katër vjet më parë për 6.5 milionë euro. Telles ka një ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit.
Artikuj të ngjashëm