Sport

Juventusi kërkon Rakitiqin

Juventusi po e kërkon mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq, dhe ka ofruar Emre Canin në shkëmbim, raporton gazeta "Marca" të martën.

Juventusi është i vendosur të sjellë Rakitiqin dhe shpreson që të bindë Barcelonën në një marrëveshje shkëmbimi.

Po ashtu, ka pasur diskutime fillestare mes dy klubeve edhe për të ardhmen e futbollistëve, si Ousmane Dembeles te Barcelona dhe Daniele Rugani e Mario Manxhukiq te Juventusi.

Raportohet se Barcelona është duke u interesuar për ta transferuar Ruganin.

Rakitiq ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021. Por me ardhjen e Frenkie de Jongut nga Ajaxi këtë verë, minutazha e tij te Barça pritet të jetë më e vogël.