Juventusi dhe Atletico Madridi po luftojnë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “TV3” të martën, transmeton Koha.net.
Rakitiq nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Barcelona. Kontrata e tij me skuadrën nga Katalonja skadon në verën e vitit 2021.
Këtë edicion Rakitiq ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka katër asistime.
Juventusi po mendon të ofrojë Douglas Costan në shkëmbim për Rakitiqin.
Artikuj të ngjashëm