Napoli i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiq, shkruan “Marca”.
Në këtë listë janë edhe Atletico Madridi e Sevilla. Napoli është duke planifikuar të shesë Fabian Ruizin dhe të sjellë Rakitiqin si zëvendësim.
Rakitiq 32-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021. Ai te klubi kampion i Spanjës u transferua nga Sevilla në verën e vitit 2014 për 18 milionë euro.