Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Mkhitaryanin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Romës, Henrikh Mkhitaryan, ka raportuar të hënën “Calciomercato”.

Paraqitjet e mira të mesfushorit armen këtë sezon te ekipi i Romës, kanë bërë që Juventusi ta sheh si përforcim të duhur për mesfushën në edicionin e ardhshëm.

Mkhitaryan ende nuk e ka rinovuar kontratën me Romën që i skadon këtë verë dhe mesfushori mund t’i bashkohet si lojtar i lirë Juventusit në fund të këtij sezoni.

32-vjeçari, këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 26 paraqitje për Romën.

Ai është pjesë e Romës prej vitit 2019 kurse ka qenë edhe pjesë e skuadrave të njohura si Arsenal, Manchester United e Borussia Dortmund.