Juventusi është duke u interesuar për të transferuar mesfushorin e Rangersit, Glen Kamara, njofton “Daily Record” të dielën.
Kamara, 24-vjeçar, ka luajtur rol kyç për Rangersin këtë stinor, ndërsa po ashtu ka qenë shumë i rëndësishëm në kualifikimin historik të Finlandës në Evropianin 2020, transmeton Koha Ditore.
Kamara kishte kaluar një kohë tek Arsenali, para se të kalonte në futbollin skocez te Dundee. Ai i është bashkuar Rangersit në fillim të vitit dhe është bërë kyç te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.
Ai ka kontratë me Rangersin deri në verën e vitit 2023. Me Finlandën ai në 13 ndeshje ka realizuar një gol.