Krerët e Juventusit janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamaccan gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë “Gazzetta dello Sport” të hënën.
Sassuolo është gati ta lë të lirë Scamaccan muajin tjetër, por vetëm merr një ofertë prej 40 milionë eurosh.
Në anën tjetër, Juventusi po e kërkon huazimin e tij dyvjeçar me detyrim të blerjes së kartonit të tij. 22-vjeçari iu bashkua Sassuolos nga Genoa dhe këtë edicion ka realizuar gjashtë gola në 19 paraqitje në Serie A.
Ai me Sassuolon ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Po ashtu, Scamacca ka edhe dy ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.
Artikuj të ngjashëm