Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, do ta ketë ndalesën në Torino para Kupës së Botës në Katar. Tashmë është arritur marrëveshja për këtë me Juventusin.
“Tuttosport” ka shkruar të premten se Federata e Futbollit të Brazilit dhe Juventusi kanë nënshkruar marrëveshje kohë më parë që “Seleçao” të stërvitet në “Continassa” nga 14 deri më 19 nëntor, para udhëtimit në Katar për Botëror.
Kjo gjë kishte ndodhur edhe 32 vjet më parë kur Brazili qëndroi në Torino për Botërorin e vitit 1990.
Artikuj të ngjashëm