Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton ndaj Parmas, Ronaldo dy gola

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Parmas në Seria A këtë të shtunë.

Ndeshja përfundoi 4-0 dhe mysafirët dominuan pjesën më të madhe të lojës.

Dejan Kulusevski shënoi në minutën e 23-t të ndeshjes golin e parë, ndërsa sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, tre minuta më vonë, e çoi rezultatin në 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Ronaldo shënoi golin e radhës për 3-0 ndërsa ndeshjen e vulosi Alvaro Morata, i cili shënoi për 4-0 pak para fundit të ndeshjes.

Juventusi me këtë fitore renditet në pozitën e 3-t të tabelës me 27 pikë ndërsa Parma në të 15-n, me 12 sosh.