Juventusi është nën hetime për transferime të parregullta dhe tani klubi rrezikon gjobë apo heqje të pikëve nëse shpallet fajtor.
Të premten, “Guarda di Finanza” dhe “Policia Financiare e Italisë” arritën në Continassa, teksa konfiskuan dokumente që kishin lidhje me transferime mbi 50 milionë euro ndërmjet viteve 2019-2020.
Nën hetime janë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidenti i klubit, Pavel Nedved, si dhe ish-drejtori Fabio Paratici, tani te Tottenhami.
Të njëjtat raste i kishin edhe Interi, Milani dhe Chievo në të kaluarën. Skuadrat nga Milano nuk u shpallën fajtore në vitin 2008, ndërsa Chievos iu hoqën tri pikë 10 vjet më vonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Juventusi pranon rrezikun e përjashtimit nga garat kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Largimi nga Juventusi nuk ishte i lehtë për Andrea Agnellin
-
Ronaldo e Juventusi po hetohen për një dokument 20-milionësh
-
Zyrtare, Juventusi përjashtohet nga Liga e Konferencës
-
Zyrtare: Juventusit i hiqen dhjetë pikë, bie në vendin e shtatë