Juventusi mbetet klubi me më së shumti kampion të botës në histori të Kupës së Botës falë triumfit të Argjentinës.
Torinezët kanë 27 kampionë bote, njofton klubi në faqen zyrtare. Angel di Maria dhe Leandro Paredes zgjeruan listën e kampionëve të botës që kanë luajtur për Juventusin.
Pas Juventusit është Bayern Muencheni me 24 kampionë botë, ndërsa Interi me 21. Nëse Franca do të kishte fituar, Bayern Muencheni do t’ia kishte kaluar me katër finalistët e tyre, Dayot Upamecano, Benjamin Pavard, Kingley Coman dhe Lucas Hernandez.