Skuadra e Juventusit e ka mbyllur sezonin në Serie A me humbje. “Zonja e Vjetër” të shtunën mbrëma u mposht në udhëtim nga skuadra e Fiorentinës me rezultatin 2:0, në duelin e xhiros së 38-të.
Golin e parë në këtë ndeshje për Fiorentinën e shënoi ganezi Alfred Duncan në minutat shtesë të pjesës së parë. Rezultatin përfundimtar e vulosi Nicolas Gonlalez (92’) nga penalltia.
Për Fiorentinën, kjo fitore ishte tejet e rëndësishme pasi e mbylli sezonin në vendin e shtatë në tabelë me 62 pikë dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës për edicionin e ri. Do të jetë hera e parë që do të paraqitet në garat evropiane pas pesë sezonesh.
Juventusi sezonin 2021/22 e mbylli pa trofe dhe në vendin e katërt kurse sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.