Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verona thellon krizën e Juventusit

Juventusi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A. Të shtunën “Zonja e Vjetër” u mposht në udhëtim te Verona me rezultatin 2:1.

Tri pikë të rëndësishme të skuadrës së Veronas ia siguroi Giovanni Simeone me dy golat e shënuar.

Vendasit gjetën golin në minutën e 11-të me Simeonen, që e kaloi ekipin e tij në epërsi prej 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë ishte sërish Simeone që realizoi për 2:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në 45-të minutëshin e dytë futbollistët e Juventusit morën iniciativën duke krijuar raste shënimi.

Edhe Juventusi mbetet prapa në garën për Champions Futboll 2 muaj më parë Juventusi mbetet prapa në garën për Champions

Në minutën e 80-të, Weston McKennie ngushtoi rezultatin në 2:1.

Deri në fund Juventusi tentoi të barazonte por pa sukses.Pas kësaj fitoreje Verona ka grumbulluar 15 pikë sa ka edhe Juventusi.