Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton në fund ndaj Fiorentinës

Juventusi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen kundër Fiorentinës, duke triumfuar 1:0. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Juve fitoi falë një goli në minutat e fundit të Juan Cuadrados. Paraprakisht, Milenkoviq (73’) i Fiorentinës u ndëshkua me të dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave.

Me këtë fitore, Juventusi barazon pikët me Fiorentinën, 18 sosh të dyja, dhe ndajnë pozitat tetë respektivisht shtatë në tabelë.