Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e ka gjetur zëvendësuesin e Dybalas

Juventusi e ka gjetur zëvendësuesin e Paolo Dybalas, nëse argjentinasi vendos të largohet në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon e Romës. “Zonja e Vjetër” po mendon të sjellë në Torino gjatë verës.

Raportohet se Dybala do të largohet nga Juve në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Ai nuk ka pranuar që të vazhdojë kontratën, pasi drejtuesit e klubit italian e kanë ndryshuar ofertën.

Fillimisht i ishin ofruar 10 milionë euro në vit, kurse tani oferta është 7.3 milionë euro në sezon.

Edhe Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo Sport Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo

Edhe 28-vjeçari Zaniolo është në bisedime me Romën për kontratën e re dhe negociatat do të rifillojnë në muajin shkurt. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2024.

Por, interesimi i Juventusit mund të prish planin e Romës për t’ia zgjatur kontratën Zaniolos.