Juventusi ka shfaqur interesim për mesfushorin e Sevillas, Steven Nzonzi.
Sipas “Mundo Deportivo” drejtuesit e klubit italian pritet të ofrojnë rreth 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.
Kjo njëherësh është edhe klauzola e kontratës së mesfushorit që ka kontratë me Sevillan deri në fund të këtij edicioni.
Për francezin interesim ka shprehur edhe Barcelona.