Juventusi dhe Roma janë skuadrat më në formë në Serie A në shtatë ndeshjet e fundit. Të dyja këto ekipe kanë grumbulluar nga 15 pikë.
Pastaj renditen Lazio, Hellas Verona dhe Napoli, skuadra që kanë mbledhur nga 14 pikë secila.
Lideri aktual i Series A, Milani, ka grumbulluar 12 pikë në shtatë takimet e fundit, kurse kampioni në fuqi Interi ka arkëtuar vetëm nëntë pikë nga mesi i janarit.
Milani është në vendin e parë në Serie A me 60 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. Napoli zë vendin e tretë me 57 pikë pas 28 ndeshjeve.