Juventusi raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për portierin e Real Madridit, Keylor Navasin.
Navasi që prej transferimit të tij në Madrid nga Levante në vitin 2014 ka qenë portier i parë i klubit, por me ardhjen e Thibaut Courtois situata ka ndryshuar.
Navas është detyruar që të jetë portier i dytë në La Liga dhe raportohet se gardiani është i pakënaqur me situatën në klub.
Sipas Calciomercatos, Juventusi është duke monitoruar zhvillimet rreth portierit nga Kosta Rika dhe po mendon që të bëjë ofertë gjatë janarit.