Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventus transferon Alexis Sanchez?

Kiliani nuk vazhdon kontratën me Arsenalin, transmeton koha.net.

Alexis Sanchez pritet të largohet nga Arsenali, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Corriere dello Sport”, kampioni i Italisë, Juventus, ka dërguar një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesi kilian, duke arritur marrëveshje me drejtuesit e kubit londinez.

28-vjeçari nuk ka vazhduar ende kontratën e re me Arsenali, e cila i skadon në vitin 2018.

Sanchez dhe Arsenal, nuk po arrijnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar kontratën dhe këtë pakënaqësi po mundohet ta shfrytëzojë “Zonja e Vjetër”.

Kiliani këtë edicion në të gjitha garat për Arsenalin, ka shënuar 20 gola duke bërë edhe 16 asistime në 34 ndeshje.