Sport

Juve siguron De Ligtin e Rabiotin

Foto: Reuters

Mesfushori Adrien Rabiot dhe mbrojtësi Matthijs de Ligt pritet të prezantohen te kampioni i Italisë, Juventus, gjatë javës së ardhshme.

Kështu kanë njoftuar të dielën mediumet e huaja. Mësohet se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me të dy futbollistët, të cilët do të jenë përforcime të rëndësishme për edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.

Rabiot te Juventusi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me PSG-në, kurse për De Ligtin do të paguhen 70 milionë euro dëmshpërblim.

Si Rabiot ashtu edhe De Ligt do të firmosin kontratë pesëvjeçare me Juventusin. Rabiot do të ketë një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh derisa De Ligt do të paguhet 12 milionë euro në vit plus bonuset.

Për të dy këta futbollistë Juventusi ka mposhtur konkurrencën e fortë nga skuadrat e mëdha të Evropës. De Ligt ka shkëlqyer së fundi me Ajaxin.