Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve refuzon 90 milionë euro për Higuainin dhe Ruganin

Juventusi ka refuzuar ofertën e parë prej 90 milionë eurove që Chelsea e ka dërguar për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuainin.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri në të kaluarën ka punuar me dy lojtarët që janë lidhur me një kalim në Stamford Bridge.

Higuaini pritet të lirojë vendin për Cristiano Ronaldon derisa Rugani nuk ka luajtur rregullisht në formacionin e Max Allegrit.

Sipas Premium Sport, Chelsea ka bërë ofertë zyrtare prej 90 milionë eurove të mërkurën, por menjëherë është refuzuar nga “Zonja e Vjetër”.

Juve e vlerëson Ruganin me 40 milionë euro ndërsa për Higuainin kërkojnë 30 milionë euro.