Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Zonja e Vjetër” kërkon 100 milionë euro për De Ligtin

Juventusi ka refuzuar ofertën e Chelseat për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

“Tuttosport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian kanë refuzuar ofertën prej 40 milionë eurosh dhe shërbimet e Christian Pulisiqit.

“Zonja e Vjetër” u ka bërë me dije krerëve të klubit anglez se për ta liruar qendërmbrojtësin duhet të paguajnë 100 milionë euro.

Chelsea po shpreson t’i bindë drejtuesit e klubit italian për ta liruar holandezin.

De Ligt së fundmi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Juventusin, që i skadon në vitin 2024.