Klubi italian, Juventus është i vendosur për ta blerë kartonin e plotë të Dauglas Costas nga Bayern Munich.
Costa po luan në formë huazimi tek “Zonja e Vjetër”, por sipas mediave italiane, torinezët synojnë ta bëjnë të vetin lojtarin, transmeton KosovaPress.
Negociatat mes Juventusit dhe “Bavarezëve” raportohet se do të nisin shumë shpejtë. Kampionët e Italisë do t’ia ofrojnë Bayern Munich 46 milionë euro për kartonin e Costas.