Rodrigo Bentancur do të bashkohet me Juventusin në sezonin e ardhshëm pasi kampioni i Serie A është ka arritur marrëveshje me Boca Juniorsin.
Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin torinez, transmeton Koha.net. Ai zyrtarisht do të bëhet lojtar i Juves më 1 korrik.
Transferimi i tij raportohet se i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” rreth 9.5 milionë euro.
Bentancur është produkt i sistemit të akademisë së klubit argjentinas.
UFFICIALE: Rodrigo #Bentancur è bianconero! https://t.co/J7o1g4Ixlu pic.twitter.com/ym5y4HshDW
— JuventusFC (@juventusfc) April 21, 2017
Artikuj të ngjashëm