Juventusi po shpreson në qëndrimin e Massimiliano Allegrit, por në rast të largimit të tij në fund të këtij sezoni, kampioni italian synon emërimin e Luciano Spalletit në vend të tij.
Allegri ka kontratë me Juven deri në qershor të vitit 2018, por në muajt e fundit është raportuar se dëshiron transferimin tek Arsenali, për të zëvendësuar Arsene Wengerin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat i këtyre raportimeve, Juve tashmë ka filluar planet për zëvendësimin e tij. Trajneri Diego Simeone shihet si caku kryesor, por në rast të dështimit për të, atëherë Spalleti pritet të jetë trajneri që do ta kërkojë Juve.
Raportohet se Spalleti tashmë është pajtuar me kalimin në Torino. Ai është i joshur nga interesimi i vazhdueshëm që ka shprehur Juventusi për të.