Pas ndeshjes finale të Ligës së Evropës stinorin e kaluar Manchester United - Ajax, kamerat televizive kapën trajnerin e Unitedit, Jose Mourinho në një bisedë me sulmuesin e ri të Ajaxit, Justin Kluivert.
Mourinho po bënte me gisht te Kluiverti, ndërsa shtrënguan duart ngrohtësisht dhe të dy po qeshnin derisa po bisedonin, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Menjëherë në rrjetet sociale dolën spekulimet se Mourinho kishte bindur 18-vjeçarin të firmoste me Unitedin, pikërisht aty në fushë pas finales.
Por, duket se jo.
"Ai tha se ka qenë mirë të më shohë pas një kohe kaq të gjatë, pasi ai më ka njohur që kur isha foshnjë. Dhe ai tha është mirë që po më sheh duke luajtur mirë", ka thënë Kluiveriti i ri në një intervistë së fundi për "FourFourTwo".
Edhe
Kluivert afër gjigantit anglez
Është e vërtetë, Kluivert Jr. është duke ecur mjaft mirë. Derisa transferimi te Manchester Unitedi nuk do të ndodhë menjëherë, trajektorja e Kluivertit po e dërgon atë drejt asaj orbite.
Mourinho kishte punuar në stafin e trajnerëve te Barcelona, kur Patrick Kluivert kishte luajtur atje nga fundi i viteve ‘90. Justin, i lindur në maj të vitit 1999, vërtet ka qenë shumë i vogël në atë kohë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)