Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, që e shënoi njërin prej dy golave të Liverpoolit në barazimin 2:2 me Manchester Cityn, e ka përgëzuar skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola për paraqitjen.
“Ndeshje shumë intensive. Ata janë shumë të mirë kur luajnë në shtëpi. Ne provuam të bënim më të mirën, por në fund e kishim ndjesinë se mund të bënim pak më mirë. Ata i kishin shanset e veta, njësoj siç i kishim edhe ne. Kemi luftuar deri në fund. Provuam ta përshtatim lojën që e donin ata, por ata janë shumë të mirë në atë që e bëjnë dhe nuk ishte e lehtë. E dinim se herët apo vonë mund të vidhnim një apo dy topa dhe ky është futbolli, kështu që duhet t’i shfrytëzosh shanset që të vijnë. Ishim shumë të mirë në fillim. Në fund barazuam dhe duhet të besojmë deri në fund për titull. Për këtë arsye luajmë futboll, për këto ndeshje që janë shumë me rëndësi dhe vendimtare. Donim ta fitonim ndeshjen por ishte e pamundur, kështu që duhet të besojmë”, ka thënë pas ndeshjes Jota.