I pamposhtur gjatë karrierës së tij profesioniste dhe i vlerësuar si shpëtimtari i peshës së rëndë në boks, nuk është për çudi se duhet diçka e madhe për të frikësuar Anthony Joshuan.
Por boksieri britanik, që ka fituar 22 luftërat e tij deri më tash, është i njoftuar për rreziqet e sportit të boksit.
"Nëse goditesh, atëherë je i cenueshëm dhe rrëzohesh", flet ai për rreziqet që e presin si atë ashtu edhe kundërshtarët. "Unë nuk dua që të shkaktoj shumë dhembje te kundërshtari im që ai të mos mundë të kthehet në shtëpi te familja e tij dhe shpresoj që kjo të mos më ndodh as mua. Shpresoj të vazhdoj, të përfundoj karrierën time me sukses dhe të vazhdoj të bëj gjëra të mëdha në këtë botë", shkruan sot Koha Ditore.
Ndihma për të tjerët është bërë pjesë kyç e personalitetit të Joshuas dhe është një nga forcat shtytëse prapa karrierës së tij të lavdishme.
Me t'u dëgjuar gongu për fundin e raundit të fundit, londinezi dëshiron të përdorë platformën për të qenë ambasador i organizatave bamirëse dhe të ndihmojë ata që janë më të cenueshëm se ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)