Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua Kimmich, forca lëvizëse e Bayernit

Me Bastian Schweinsteigerin si modelin e tij, Joshua Kimmich po ndjek hapat e idhullit të tij te Bayern Muencheni duke u bërë forca lëvizëse e kampionit të Evropës. Kimmich do të jetë në zemër të mesfushës së Bayernit të martën (sot), kur bavarezët bëjnë udhëtimin mbi Alpe për t'u përballur me Red Bull Salzburgun në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kimmich ka evoluar nga një mbrojtës i krahut të djathtë në një mesfushor mbrojtës pa kompromis, ku duelet e tij me kundërshtarët shpesh ofrojnë posedimin në kundërsulm për Bayernin. Të shtunën, në mënyrë tipike, Kimmich mori topin me reagim perfekt nga mesfushori i Koelnit, Ellyes Skhiri, dhe më pas filloi sulmin i cili rezultoi me një gol të Serge Gnabryt, ndërsa Bayern e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2:1 dhe kaloi në krye të Bundesligës. Pasi Bayerni pranoi golin e barazimit në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës të martën e kaluar, ishte Kimmich që doli në skenë dhe shënoi golin e fitores me një gjuajtje të fortë nga distanca. Fitorja 2:1 në Moskë vazhdoi serinë e fitoreve të Bayernit në 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe për trajnerin Hansi Flick është Kimmich ai që përmbledh shpirtin luftarak të ekipit bavarez.

“Mendësia e tij është shumë e veçantë. Ai është në rrugën e duhur për të qenë një nga lojtarët që formësojnë këtë klub”, insistoi Flick për Kimmichun. “Ai gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për ne dhe këtë po e dëshmon nga ndeshja në ndeshje”.

25-vjeçari së fundi u bë baba për herë të dytë. Ai është rritur në një emër të njohur në Gjermani - e konfirmuar kur muzeu “Madame Tussauds” i Berlinit njoftoi në qershor se një statujë dylli e Kimmichut do të shfaqet në seksionin e futbollit vitin e ardhshëm. Ai ka pamjen e një djaloshi të pafajshëm, megjithatë Kimmich shpesh mund të shihet duke bërtitur dhe duke dhënë urdhra ndaj shokëve të tij te Bayerni.

Lojtari universal

Edhe Adeyemi te Barcelona – a do të nxjerrë Flick më të mirën prej tij? Futboll 1 d. më parë Adeyemi te Barcelona – a do të nxjerrë Flick më të mirën prej tij?

Natyra e tij konkurruese e bën Flickun të mendojë dy herë për të pushuar Kimmichun pavarësisht nga lista e dendur e Bayernit.

“Unë duhet të pres që ai do të jetë i zemëruar”, pranoi Flick. “Ai gjithmonë dëshiron të jetë në fushë”.

Flick nuk është trajneri i vetëm i nivelit të lartë që mrekullohet me Kimmichun. Si Pep Guardiola ashtu edhe Jose Mourinho kanë vetëm fjalë të mira për futbollistin gjerman. Guardiola ka punuar me Kimmichun derisa Mourinho nuk e ka pasur rastin. Megjithatë, trajneri i Tottenhamit, Mourinho beson se Kimmich ka talent për të luajtur në çdo pozicion.

“Unë e shoh atë si një mbrojtës të djathtë të nivelit të lartë, të majtë, qendërmbrojtës, numër 6, numër 8, numër 10. Ai ka cilësi për të qenë gjithçka në fushë”, ka pranuar Mourinho. “Ai është inteligjent dhe e kupton se çfarë duhet të bëjë në secilin cep të fushës. Unë mendoj se ai është fenomenal”.

Kimmich, një produkt i akademisë së Stuttgartit, mendoi se agjenti i tij po bënte shaka kur Bayerni pyeti për transferimin e tij në vitin 2015 derisa ishte pjesë e Leipzigut. Pas kompletimit të transferimit, Kimmich kërkoi të dinte pse Bayerni dëshironte ta transferonte dhe kjo ishte për shkak se atëherë trajneri i parë Guardiola e donte atë me çdo kusht.

Edhe Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit Futboll 1 j. më parë Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit

“Unë e dua këtë djalë! Ai ka gjithçka, ai mund të bëjë gjithçka, ai jep gjithçka”, deklaroi Guardiola pasi futbollisti Kimmich u vendos shpejt në ekipin e parë të Bayernit.

Kimmich është një nga emrat e parë në fletën e ekipit të Flickut, qoftë si mbrojtës i djathtë apo pozicionin e tij të preferuar si mesfushor defensiv. Ai tregoi shkathtësinë e tij sezonin e kaluar, duke u kthyer në mbrojtës të djathtë për turneun final të Ligës së Kampionëve që u mbajt në Lisbonë. E mori këtë pozitë pas dëmtimit të Benjamin Pavardit. Kimmich ishte ndër lojtarët më aktivë në fitoren historike të Bayernit ndaj Barcelonës me rezultatin 8:2.

Mentaliteti

Ai harkoi për golin e Thomas Muellerit, pastaj lëshoi ​​një britmë në festë pasi dha pasimin përfundimtar në golin e Alphonso Daviesit. Paraqitjet e tij në Portugali kontribuuan që Kimmich të zgjedhej mbrojtësi më i mirë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20 derisa Bayerni e ngriti trofeun për t’u shpallur kampion i Evropës. Kimmich beson se shumë nga suksesi i tij vjen falë mentalitetit, gjë që ai u përpoq ta mësonte duke parë një nga heronjtë e tij derisa u rrit. E ky hero ishte Schweinsteiger, njëri prej mesfushorëve më luftarakë.

Edhe Sukses i madh, Ibrahimoviqi nga Kosova në ekipin e parë të Bayernit Futboll 2 j. më parë Sukses i madh, Ibrahimoviqi nga Kosova në ekipin e parë të Bayernit

“Kur isha më i ri u përpoqa të kopjoja shumë nga ato që bënte ai (Schweinsteiger)”, pranoi Kimmich, i cili luajti me mesfushorin për një kohë të gjatë te Gjermania. “Ai gjithmonë sillte mentalitet në fushë. Për mua, kjo u tregua më së miri në finalen e Kupës së Botës (2014) kur Schweinsteiger la nën hije mesfushën e Argjentinës për të treguar një shfaqje madhështore”.

Kimmich ka fituar pesë tituj rresht të Bundesligës me fanellën e Bayernit dhe me tre vjet të tjerë të mbetur në kontratën e tij aktuale, ai mund të përputhet me numrin tetë të Schweinsteigerit. Ky i fundit gjatë 13 vjetëve te Bayerni ka fituar tetë herë titullin e kampionit të Gjermanisë. Kimmich është i rëndësishëm edhe te Përfaqësuesja e Gjermanisë, për të cilin debutoi në vitin 2016 dhe deri më tash ka 50 paraqitje dhe tre gola të shënuar.