Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho mbetet te Chelsea

Chelsea është duke planifikuar t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit Jorginho.

Mediat angleze kanë raportuar të shtunën se trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta mbajë sa më gjatë mesfushorin italian.

Jorginho është duke kaluar në një formë fantastike këtë edicion me londinezët.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2025.

Jorginho është pjesë e Chelseat që nga viti 2018, kur u transferua nga Napoli.

Artikuj të ngjashëm