Pas vazhdimit të kontratës me trajnerin Ernesto Valverde, Barcelona ka nisur bisedimet edhe me mbrojtësin Jordi Alba.
29-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Valverde, transmeton KTV.
Mbrojtësi i majtë ka kontratë me ‘katalunasit’ deri në vitin 2020, por klubi ka vendosur ta shpërblejë spanjollin pas paraqitjeve të mira këtë sezon.
Alba, këtë sezon, në të gjitha garat me Barcelonën, ka shënuar dy gola dhe 14 asisitme.