Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Johnsson: Ibra egoist, në Botëror u kualifikuam pa të

Deklaratat e fundit të Zlatan Ibrahimoviq, kanë ngjallur reagime në Suedi.

Jo rrallëherë, Zlatan Ibrahimoviq, ka ditur të tregohet arrogant me deklaratat e tij nëpër media.

Gjatë një emisioni televiziv në SHBA, Ibra u shpreh se e ka vendosur që të shkojë në Botëror, e për më tepër thumbimi se Botërori nuk do të kishte kuptim pa të ka zgjuar reagime të ndryshme, transmeton kp. 

Kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga Karl-Johan Johnsson, portieri i dytë i Suedisë, që mendon ndryshe nga Ibrahimoviq çështjen e Botërorit.

“Ai është egoist, si person dhe si lojtar, ndërkohë në jemi një skuadër, një grup i bashkuar”, ka thënë Johnsson.

“Nuk e vë në dyshim se nëse trajneri do ta thërrasë ai do të luajë shkëlqyeshëm, por ne do të na duhej të ndryshonim gjithë lojën për t’iu përshtatur atij. Ne e merituam kualifikimin edhe pa të duke treguar se kemi ndërtuar një lojë të mirë, prandaj nuk mendoj se trajneri do të ishte i gatshëm të ndryshonte gjithçka nga e para”, ka përfunduar ai.