Legjenda angleze e futbollit, John Terry, është favorit për të marr drejtimin e skuadrës së Bournemouthit që bënë gara në Championship.
Klubi anglez e ka shkarkuar trajnerin Jason Tindall pas katër humbjeve radhazi dhe një fitoreje në tetë ndeshjet e fundit.
Terry që një kohë është përmendur si kandidat për t’u bërë trajner te Bournemouthi.
Aktualisht, Terry është ndihmëstrajner te Aston Villa dhe nëse emërohet në krye të Bournemouthit do të ishte hera e parë që do ta drejtonte një skuadër si trajner i parë.
Një emër tjetër që po përmendet si kandidat për t’u emëruar trajner i Bournemouthit është Patrick Vieira, ish-futbollist i Arsenalit.