Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henry favorit për t'u bërë trajner i Bournemouthit

Thiery Henry është favorit për ta marrë drejtimin e Bournemouthit, ekip që bën gara në Championshipin e Anglisë. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Bournemouthit janë në negociata të avancuara me Henryn, të cilin e shohin si trajnerin ideal për ta kthyer ekipin në Premier League.

Henry 43-vjeçar, aktualisht është trajner i ekipit Montreal në MLS, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ai më herët ka punuar si trajner edhe te Monaco kurse ka qenë ndihmës i përzgjedhësit të Belgjikës, Roberto Martinez. Bournemouthi që është në pozitën e gjashtë në Championship e ka shkarkuar trajnerin Jason Tindall dhe përkohësisht këtë post po e mbanë ish-lojtari i Anglisë, Jonathan Woodgate.