Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joël Matip jashtë terrenit për gjashtë javë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joël Matip nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e tij të skuadrës për gjashtë javët e ardhshme.

Sipas mediave ishullore, Matip, i cili dëmtoi gjurin në një ndeshje me Sheffield United në shtator, nuk po ndihet ende mirë.

Shërimi nuk po shkon ashtu siç e prisnin në ekipin mjekësor të liderit të Premier Ligës dhe tani ata janë të sigurt se ai do të humbasë ndeshjen derbi kundër Manchester Cityt më 10 nëntor, transmeton kp.

Jo vetëm kaq, besohet se braziliani do të jetë jashtë fushës në gjashtë javët e ardhshme.

Për shkak të mungesës së tij, menaxheri Jurgen Klopp duhet të mbështetet te Dejan Lovren, i cili tani është partneri i Virgil van Dyck në pozicionin e mbrojtësit.

Liverpooli pret Aston Villa fundjavën e ardhshme në Premier Ligë.