Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe menjëherë është izoluar, ka njoftuar klubi nga La Liga të mërkurën.
Në raundin e fundit të testeve PCR, Felixi rezultoi pozitiv dhe atij nuk do t’i lejohet kthimi në qendrën stërvitore të klubit për shkak të protokollit strikt, derisa të dalw negativ. Kështu që, Felix do të jetë i detyruar të izolohet tërësisht dhe nuk dihet nëse portugezi do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone për ndeshjen kundër Celta Vigos, që Atletico e luan të hënën e ardhshme.
Felixi këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar pesë herë në 25 paraqitje për ekipin spanjoll në të gjitha garat.