Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jo veç golat, Firmino edhe kontratën e re e nënshkruan “pa shikuar”

Roberto Firmino sot ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin, këtë e ka konfirmuar klubi anglez përmes faqes zyrtare.

Ylli brazilian, që njihet për shënimin e golave pa shikuar drejt portës, edhe kontratën e nënshkroi pa shikuar, transmeton Koha.net.

Firmino ka qenë një formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe ka ndihmuar Liverpoolin të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai thotë se ishte e lehtë për të që ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin, pasi është vendi ku dëshiron të jetë.

“Ishte vendim i lehtë. Klubi më ka vendosur në një rrugë të mrekullueshme, dhe jam rritur shumë këtu me punën time dhe mbështetjen që kam marrë nga i gjithë ekipi. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”, ka thënë Firmino që ka falënderuar në veçanti fansat për mbështetjen e madhe.

Firmino ishte transferuar në Liverpool në verën e vitit 2015, dhe ka shënuar 50 gola në 140 gola, kurse këtë sezon në 50 paraqitje 27 gola.