Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Java nis me derbin në Gjakovë

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, pak ka folur për ndeshjen që do ta zhvillojë skuadra e tij të premten (sot, 13:00) kundër Gjilanit në Gjakovë, shkruan sot Koha Ditore.

Më shumë foli për situatën e rëndë financiare që po kalon klubi gjakovar. Por me gjithë problemet, që jo vetëm këtë vit po e përcjellin Vëllaznimin, Munishi pret nga futbollistët e tij të dalin të pamposhtur nga përballja me Gjilanin në Gjakovë, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15-të të Vala Superligës në futboll.

Vëllaznimi nuk e ka humbur asnjë ndeshje deri tash në shtëpi. Është në pozitën e tetë me 21 pikë, kurse Gjilani në pozitën e tretë me dy pikë më shumë.

Xhiroja e 15-të zhvillohet pas dy javësh pauzë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.