Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës në Futboll dhe skuadra e Vëllaznimit është gati për ta bërë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pas 2 vitesh të kaluar në kategorinë e dytë.
Së bashku me skuadrën gjakovare, Superligës do t’i kthehet edhe trajneri i njohur Ismet Munishi, që vjen pas suspendimit për 6 muaj nga Federata e Futbollt të Kosovës, transmeton KTV.
Trajneri Munishi është shprehur mjaftë i lumtur që është kthyer në Gjakovë, tani si trajner i klubit dhe pret ti ndihmojë “kuqezinjve”, për ti arritur objektivat në sezonin e ri.
Trajneri Munishi ka potencuar se skuadra e tij e ka për synim lojën e bukur dhe se nuk janë të ngarkuar me objektiva madhor si ndjekja e titullit apo dalja në Evropë.
Përforcimet me shumë përvojë në futbollin kosovar, Alban Dragusha, Semir Zeneli dhe Samir Sahiti, shprehen të kënaqur me atmosferën në klub dhe pritjen që iu është bërë nga drejtuesit e klubit.
Edhe
Munishi zyrtarizohet te Vëllaznimi
Nga ana tjetër futbollistët që ndihmuan Vëllaznimin të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar, kapiteni Albutrint Morina dhe Yll Myrta, theksojnë se gjakovarët do te jenë arrë e fort për çdo kundërshtar.
Vëllaznimi ndeshjen e parë e kampionale e luan përball skuadrës së Lirisë, të dielën duke filluar nga ora 17:00.