Kapiteni i Irlandës, Seamus Coleman, thotë se nuk është në natyrën e tij të poshtërojë kundërshtarët dhe nuk pranoi të hynte në debat për stilin e lojës në prag të ndeshjes kualifikuese për "Euro 2020" kundër Danimarkës.
Kjo ndeshje i takon Grupit D dhe zhvillohet në stadiumin "Telia Parken" të Kopenhagës, të premten (sot, 20:45). Kjo është një prej 12 ndeshjeve eliminatore që luhen të premten, transmeton Koha Ditore.
Nuk është një derbi madh, por është më interesantja për shkak të deklaratave goxha nxitëse.
Reagimi i qetë i mbrojtësit të Evertonit, Coleman, kishte të bënte me disa deklarata të futbollistëve danezë, të cilët kritikuan mënyrën e lojës së Irlandës pas një dueli të mëparshëm.
Danezi Thomas Delaney kishte thënë se ekipi i Danimarkës nuk ka aspak dëshirë të përballet me Irlandën për shkak se është e mërzitshme.
Ndërkohë, Christian Eriksen ka shtuar se Irlanda "ishte shumë e frikësuar" të sulmojë në njërën prej ndeshjeve të mëparshme që e kishin zhvilluar mes vete. Irlanda i prinë grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, derisa Danimarka është e treta me një pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)