Ardon Jashari pritet të vendos rekord sa i përket shitjeve të futbollistëve nga skuadra e Luzernit.
Ende nuk dihet se cila skuadër do t’i shpenzojë shtatë milionë euro për të, por ky është çmimi që e ka vendosur skuadra zvicerane për mesfushorin e talentuar.
Stuttgarti, Borussia Moenchengladbach dhe Werder Bremeni janë ekipet e interesuara nga Bundesliga gjermane, por Jashari synon Serie A të Italisë apo La Ligën spanjolle.
Transferimi i tij nuk pritet të bëhet në muajin janar por në verë. Rekordin e shitjeve nga skuadra e Luzernit e mban Ruben Vargas që në verën e vitit 2019, ishte shitur për katër milionë euro tek Augsburgu në Bundesligë.
Jashari, 21-vjeçar, ka shënuar katër gola dhe ka dy asistime në 21 paraqitje në edicionin aktual.