Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari e Salihu humbin ndeshjen e parë në kampionatin ukrainas

Mesfushori Muharrem Jashari dhe mbrojtësi Hajdin Salihu nuk kanë pasur debutim të suksesshëm në kampionatin e Ukrainës. Të premten, skuadra e Jasharit e Salihut. LNZ Cherkasy humbi 3:0 nga Kryvbasi. LNZ ishte vendas në ndeshjen e xhiros së 18-të të Premier Leagues së Ukrainës.

Jashari e Salihu janë transferuar javë më parë te skuadra ukrainase nga Drita e Gjilanit. Të dy e kompletuan ndeshjen.

LNZ është i dhjeti me 20 pikë nga 17 ndeshje. Kryvbasi është lider me 37 pikë nga 18 ndeshje.