Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashanica nuk e vlerëson të lehtë shortin

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, nuk e vlerëson të lehtë shortin e tërhequr të martën në Nyon.

Ballkani në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve luan kundër kampionit të Lituanisë, Zhalgiris.

Jashanica gëzohet që ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë.

“Është favorizim, pasi luajmë para shikuesve tanë në debutim në garat evropiane. Por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi janë ndeshje shumë të vështira. Ne do të përgatitemi sa më mirë dhe të bëjmë paraqitje sa më të mira”, ka thënë Jashanica për KOHËN.

Ballkani është duke u përgatitur në Ohër. Ndeshjen e parë, Ballkani e luan më 5 ose 6 korrik, kurse të kthimit pas një jave.